Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëshmia tronditëse e psikologes në takimin e Berishës: Babai abuzonte seksualisht me të bijën prej 2 vitesh

21:01 / June 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
802F9F8C E746 4D80 8445 118F5A5C2AA8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një psikologe ka rrëfyer një rast të rëndë incesti në një familje në veri të vendit. Duke folur në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, me gratë e LDGSH, psikologia u shpreh se para tri ditësh ishte në një zonë në veri, ku ishte përballur me një rast shumë të vështirë incesti, ku babai abuzonte sistematikisht prej dy vitesh me të bijën.

“Shqiptarët mund të kenë shumë nevojë për psikologë, por shumë pak flitet. Nuk duhet të diskriminohet roli i psikologut. Do prek një temë, që jo pak ka lënë gjurmë në profesionin tim. Është hera e parë që flas këtu mes jush. Jo më larg se pardje kam qenë në një zonë të veriut, në prokurori, pasi jam thirrur si eksperte aty, dhe jam gjendur përballë një rasti shumë të vështirë, një incest, abuzim brenda familjes.

Babai abuzonte vajzën prej dy vitesh në mënyrë sistematike, dhe shteti nuk kishte bërë asnjë gjë për viktimën. Ky shtet jemi ne. Në këto kushte jetonte një 12-vjecare, në varfëri ekstreme dhe nuk ishte trajtuar për traumën që po kalonte. Në profesionin tim unë i has shumë këto raste. Shëndeti mendor është lënë pas dore. Shqipëria ka nevojë të trajtojë problemet mendore. Ky shtet nuk ka bërë asgjë për spitalet psikiatrike, ku Shkodrën dhe Elbasanin i kemi në gjendje mizerable. I bie që të taksohet truri”, tha psikologia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026

Përjashtimi me 60 ditë i Bardhit dhe Balliut, Tabaku: Vendim i papranueshëm, shkel Rregulloren e Kuvendit

11:02 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.