Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Dështimi i Kosovës është edhe dështim i Shqipërisë

20:31 / January 8, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
ben andoni
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Ben Andoni

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, ishte pothuaj i bindur se heqja e vizave do ndodhte brenda vitit 2018. Në javët e fundit të vitit të shkuar shkoi edhe më tej në parashikimin e tij, kur u shpreh gati i sigurt se java e fundit do i jepte dhuratë Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

Por, vizat jo vetëm nuk u dhanë, por më keq akoma as dhe zërat më optimistë nuk parashikojnë për Kosovën se do të ndodhë diçka e tillë, në muajt e afërt në vazhdim. Optimistët e mendojnë se viti 2019 do jetë caku i këtij qëllimi, por pesimistët mendojnë se skenari do jetë i njëjtë dhe këtë vit: “Kosova i ka realizuar kriteret, por…”.

Në të vërtetë, kjo por është e papërcaktuar dhe do të thotë se Kosova ka një malore, që nuk mbaron, pasi para i del korrupsioni galopant, varfëria, minoritetet etj. Madje, në fund të vitit 2018 u ashpërsua me futjen në një qorrsokak të negociatave me Serbinë, që duhet thënë se në vitet e fundit ka luajtur me dy porta në Bruksel.

Në të parën, duke e ndihur de jure predispozitën për të gjetur një zgjidhje, por pa pavarësi (!!!) dhe rrugën de facto dhe më të hidhur, por që mbetet dhe më afër qëndrimit të saj thelbësor: pengimin e Kosovës në çdo aspekt. Përgjigja e Kosovës për taksimin 100% më shumë sesa e hidhur ishte një shprehje dufi por edhe një cak ndaj Serbisë. Që nga ajo kohë, “perspektiva evropiane” e Kosovës është thjeshtë një absurditet, që nuk e ndihmon asfare edhe Tirana zyrtare me politikën e saj kaotike, që është bërë dhe më pa sens, pas largimit të Ministrit të vet të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Por, Shqipëria ia dëmtoi edhe më shumë rrugën Kosovës bashkë me Maqedoninë (janë të dyja në të njëjtin hap të procesit të integrimit) me situatat kaotike sociale-politike brenda vendit dhe më shumë se kaq me pashpresën, që i shtohet numri shumë i madh i azilkërkuesve dhe parashikimet e hidhura politike.

Në një farë mënyre edhe pse dy qeveritë kanë zhvillime të ndryshme, në thelb, kanë mbetur robër të situatave kaotike respektive, ku energjia më e madhe harxhohet për mbajtjen e pushtetit sesa për të sjellë zhvillime në vendet tona. Dhe, dështimet e Shqipërisë në të gjitha fushat indirekt e kanë prekur edhe Kosovën, që në një farë mënyre e mbart Vendin Amë si model. Ironia është më e madhe se në të gjithë këtë kaos të dyja vendet mëtojnë se janë në “fazën përfundimtare”: Shqipëria të proceseve evropiane, kurse Kosova në atë të liberalizmit të vizave.

Në të dyja, sikur këto procese të presin aty pas dere, politika e lartë, që përfaqësohet nga Rama dhe Haradinaj, kanë një togfjalësh abuziv: Tani jemi afër! Edhe pse Kosova rreket prej vitesh për liberalizimin ashtu si Shqipëria për hapjen e negociatave, por të dyja thjesht dështojnë sistematikisht duke ia bërë rrugën njëra-tjetrës më të vështirë. Arsyeja, mbase një e tillë, të dyja problemin më të madh e kanë t’u qasen si duhet proceseve demokratike.

deshtim Kosova Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Konstituimi i Kuvendit dështon sërish

13:20 / May 17, 2025

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane për pushimet verore

09:40 / May 17, 2025

CNN vlerëson “Zjermin” e Shqipërisë si këngën më të mirë në Eurovision

21:27 / May 16, 2025

“HelloSafe”: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025

12:00 / May 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.