Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri ka dështuar, ndërsa ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Mbledhja do të zhvillohet në orën 14:30 për të përcaktuar datën e raundin të tretë.
Raundi i dytë pritet të ezaurohet në seancën e sotme në Kuvend, pasi palët nuk ranë dakord për të paraqitur një emër për të votuar.
Marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës dështoi javën që lamë pas.
