Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një ngjarje mjaft e rëndë në kryeqytet, ku një polic ka vrarë kolegun e tij brenda ambienteve të Komisariatit nr.3 në Tiranë.
Për pasojë, i mbeti fillimisht i plagosur, ndërsa më pas humbi jetën gjatë transportimit në spital. Në momentin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe efektivë të tjerë, por nuk kanë mundur të ndalonin 25 vjeçarin, Ludian Zaimi.
Gjithsej janë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë, ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se 3 plumba e kanë prekur në trup efektin Çaush Saliasi i cili humbi jetën rrugës për në spital.
Ndërkohë, autori 25-vjeçari, Ludian Zaimi ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se mes tij dhe kolegut ka pasur sherre dhe përplasje të mëparshme dhe gjithmonë është fyer nga kolegu i tij, dhe mbrëmjen e djeshme ka ndërmarrë aktin ekstrem.
Autori 25-vjeçari, Ludian Zaimi ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se mes tij dhe kolegut ka pasur sherre dhe përplasje të mëparshme dhe gjithmonë është fyer nga kolegu i tij, dhe mbrëmjen e djeshme ka ndërmarrë aktin ekstrem.