Hekuran Billa, 40 vjeç është personi që ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit, si pasojë e një atentati me armë zjarri në mes të Komunës së Parisit.
Siç raportoi menjëherë pas atentatit newsbomb.al, ngjarja ka nodhur në rrugën përballë qendrës Kristal, ku një makinë e bardhë tip “BMW X6” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të tjera, pasi është qëlluar drejt shoferit me armë zjarri.
Dëshmitarët nga vendngjarja thonë për Newsbomb.al se nuk bëhet fjalë për një aksident të thjeshtë por atentat ndaj drejtuesit të makinës së bardhë Hekuran Billa, i cili është qëlluar gjatë ecjes dhe ka ndërruar jetë në timon. Makina më pas është përplasur me disa mjete të tjera.
Vrasësi ka qenë i maskuar me kapuç të zi. Viktima i atentatit të sotëm ka vrarë disa vite më parë shtetasin Prel Marku, 22 vjeç, me plumb në kokë, në një klub nate në Angli dhe ka plagosur dy persona që ndodheshin atyr rastësisht. Në 2006 Hekuran Billa ka qenë 26 vjeç.
Menjëherë pas vrasjes u arratis drejt Danimarkës por policia e gjurmoi dhe e arrestoi. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat.
