2 liderët europianë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministri britanik Boris Johnson kanë komunikuar sërish nëpërmjet një bisede telefonike.
Një zëdhënëse e Downing Street tha se kryeministri Johnson “i bëri homazhe heroizmit dhe trimërisë së pabesueshme të Presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas”. Udhëheqësit ranë dakord që presidenti Putin po përballet me një rezistencë më të madhe ukrainase nga ajo që ka llogaritur”.
Bëhet e ditur gjithashtu se Zelenskyy dhe Johnson kanë rënë dakord mbi faktin që komuniteti ndërkombëtar duhet të izolojë Rusinë plotësisht në nivel diplomatik dhe financiar.
Dyshja “përshëndetën gatishmërinë e shtuar për të ndërmarrë veprime për përjashtimin e Rusisë nga Swift”.
Swift është një sistem pagesash ndërkombëtare nga i cili disa vende – përfshirë Britaninë e Madhe – duan të ngrijnë Rusinë. Disa vende evropiane nuk kanë qenë të gatshme të pajtohen me këtë, por Gjermania – një pengesë kryesore – e zbuti ndjeshëm pozicionin e saj më herët sot.
