Tensione dhe sherr në Kuvend.
Deputetët e opozitës vërsulen drejt foltores kur ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, mori fjalën, për të folur për Diasporën dhe zgjedhjet e 11 Majit.
Teksa kryeparlamentarja Spiropali njoftoi fjalimin, deputetët e opozitës u ngritën njëherësh, mes tyre Flamur Noka, Petrit Doda dhe më pas të tjerët, duke u grupuar.
Tensione në Kuvend, Garda rrethon Foltoren teksa flet, Taulant Balla!
Në këtë moment ndërhyn Garda dhe bllokohet foltorja. Deputeti Petrit Doda disa herë tentoi ta godiste me një objekt ministrin nga distanca e afërt.
Gardistët e rreshtuar e penguan, kurse Spiropali tërhiqte vëmendjen që të lejohej mbajtja e fjalës.
Balla u kujtoi kolegëve opozitarë se çfarë përfaqësonin dhe se Diaspora do i votonte kundër më 11 Maj.
“Që ju përdor ai atje, ‘bufi i kënetës’, ai atje (i drejtohet Berishës). Do ju mundim më thellë se herë tjetër. Kaloja Gazit se e njeh mirë. Më 11 Maj do e shihni”, tha Balla ndër të tjera