Në Elbasan u shënua rasti i tretë me koronavirus ku bëhet fjalë për një 60-vjeçar që jëeton me të shoqen në lagjen “Erina Matraxhiu”. Sipas asaj që tregojnë bluzat e bardha ata nuk kanë pasur histori udhëtimi jashtë vendit.
Burimet bëjnë me dije se dje bashkëshortët janë nisur drejt Tiranës me urgjencë, pasi edhe gruaja ka shfaqur temperaturë të lartë.
Pasi u është bërë tampon, burri ka dalë pozitiv me koronavirus. Pritet tashmë hetimi epidemiologjik per te caktuar sesi eshte infektuar 60-vjecari.
