Detaje të reja nga dosja hetimore e vrasjes së Hekuran Billës, ku sot u arrestua edhe 26-vjeçarja Adjola Lakra, si bashkëpunëtore në krim.
E reja ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Billës. Sipas News 24, 26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisit, aty ku po e prisnin vrasësit.
Adjola Lakra, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh. Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit. Ajo është zbuluar nga tabulatet telefonike të Billës.
