Ka kohë që është bërë publik lajmi se vëllezërit Veshaj do të kishin një emision së bashku në Top Channel, të titulluar “Më lër të flas”. Por ata çuditën të gjithë para disa ditësh kur hoqën nga Instagrami Lori Hoxhën, duke përforcuar zërat se ata kishin hequr dorë nga emisioni. Ndërkohë që së fundmi, ata janë ndjekur sërish me Lorin dhe ky është një mesazh se gjithçka mes palëve po shkon mirë dhe s’ka më keqkuptime.
Vëllezërit Veshaj janë gjithmonë në qendër të vëmendjes së këtyre ditëve që pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Donaldi, ishte një nga banorët më të pëlqyer dhe më të përfolur të “shtëpisë më të famshme” në Shqipëri dhe fama e tij nuk është zbehur asapak edhe pas përfundimit të formatit.
