Katër persona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, në afërsi të fshatit Derven.
Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Një prej tyre ishte edhe drejtuesi i një prej mjeteve, i identifikuar si Dervish Allamani, i cili fillimisht u bllokua brenda mjetit.
Me ndihmën e zjarrfikëses, Allamani është nxjerrë nga mjeti pas një ore dhe bashkë me tre të plagosurit e tjerë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku do të marrin mjekimin e nevojshëm. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por paraprakisht raportohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën udhëtonin mjetet.