Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Detaje të reja nga grabitja e farmacisë, identifikohet autori

09:54 / January 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grabitje 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja mësohen në lidhje me grabitjen me armë një ditë më parë të një farmacie pranë shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë.

News 24 bën të ditur personi i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar punonjësen e farmacisë dhe ka marrë xhiron ditore.

Nga verifikimet ka rezultuar se autori ka marrë 17 mijë lekë të reja të xhiros ditore. Autori i veshur me bluzë sportive gri dhe shall të zi në fytyrë ka kapur farmacisten prej rrobash dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë paratë që ndodheshin në një sirtar.

Më pas autori ka lëvizur në këmbë në rrugën “Bardhok Biba” ka dalë në unazë tek rruga “Urani Pano” dhe pasi është rrotulluar pas disa pallateve ka dalë sërish në krah të farmacisë që grabiti për t’u larguar në drejtim të paditur.

Policia po gjurmon lëvizjet e tij me anë të pamjeve të kamerave të sigurisë.

Nga analizimi i pamjeve policia ka dyshime se është i njëjti autor i grabitjes së farmacisë në bulevardin “Zhan Dark” në 21 janar, tek një institucion privat i dhënies së kredisë në rrugën Bardhyl në 23 janar. Për këto 2 ngjarje policia dyshon se autor është 21-vjeçari Kristi Cinari me precedent penal në fushën e grabitjeve. Në 2017 kur ishte 17 vjeç ai së bashku me një bashkëmoshatar grabiti me armë një farmaci tek “Rruga e Kavajës”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.