Vrasja e dyfishtë në Lezhë një ditë më parë kishte për shënjestër rapsodin Kol Murrani sipas asaj që raporton Balkanweb. Mësohet se ai ishte dhe pronar i një lokali të njohur në zonë ndërkohë shkak dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie për një tokë are në fshatin Lalm.
Nisur nga këto të dhëna është arrestuar si i dyshuar për ngjarjen një banor i fshatit Lalm, i identifikuar si 41-vjeçari Aleksandër Përdoda, bën të ditur Balkanweb.
Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihet nga shumë banorë të zonës. Siç u raportua edhe dje, Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë. Kjo e fundit, pasi shkoi në vendngjarje, ka gjetur afër vendit të krimit edhe një motorr që dyshohet se i përket autorit të krimit, ndërsa në zonë është gjetur edhe një korrëse bari.
