Një vrasje tronditi Shkodrën mbrëmjen e të dielës, ku viktimë e të vëllait mbeti Diana Vuka, 58 vjeçe. Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen ‘Ndoc Mazi’.
Dyshohet se Fabian Vuka akuzohet se ka vrarë motrën e tij, 58-vjeçaren Diana Vuka, e cila prej vitesh ishte emigrante në Gjermani, ndërsa ishte kthyer vetëm dy ditë më parë. Në një komunikim për mediat, policia tha se viktima ishte gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit.
Ka dyshime që mes motrës dhe vëllait ka pasur konflikte të vazhdueshme. Kujtojmë se autori i dyshuar i krimit u arrestua dje nga policia, ndërsa thuhet se ai e ka vrarë të motrën me silenciator. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.
