Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Detajet/ Kërcënoi me armë efektivët e Policisë në Kamzë, autorit i rrethohet banesa dhe…

11:53 / June 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5ed765d7a5dcf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të shtëna armësh janë dëgjuar disa minuta më parë në afërsi të bashkisë së Kamzës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës së shtetasit Ronald Kryemadhi, i cili ka kanosur me armë zjarri pistoletë punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.

Personi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, për veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026

Blindohet siguria kibernetike/ Ndryshime në ligj, SHISH dhe ushtria pjesë e strukturës së re

12:35 / November 13, 2026

Tirana drejt transportit të gjelbër, futen në shërbim autobusët e parë 100% elektrik

11:54 / November 13, 2026

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

11:47 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.