Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë të ditur se tashmë detyrimi për mirëmbajtjen e pallatit do të paguhet përmes ujësjellësit si agjent tatimor. Kjo për faktin se ka njerëz të cilët nuk e paguajnë dhe kanë krijuar konflikte me administratorët, të cilët pjesa më e madhe janë pensionistë.
“Së pari dua të falenderoj 99% të qytetarëve që janë super korrekt. Në çdo pallat ekziston dikush që nuk do të bashkëpunojë por janë rregulla të bashkëjetesës, është një ligj i aprovuar nga qeveria Berisha që në vitin 2009 i cili ka vendosr rregullat e bashkëjetesës. Si shumë gjera në Shqipëri që janë si ligje por nuk zbatohen ne vendosëm që ligjin e qeverisë Berisha të asaj kohe ta implementojmë dhe Tirana të ishte projekti i parë pilot.
Ka funksionuar për mbi 90 % të qytetarëvë por për dikë që hedh plehra nga ballkoni, që zapton me vazo apo copa betoni shesh pushime para pallatit, për dikë që prish ashensorin, për dikë që vadit bahçen dhe lë komshiun pa ujë ka masa administrative. Shpehshherë ai i forti, i lagjes, ai gangster i shmanget këtyre detyrimeve. Fakti që dikush ka zell për llum më shumë sesa pjesa tjetër e qytetarëve nuk e ben të amnistuar nga detyrimet që ka për pallatin.
Që ne të evitojmë konfliktin me administratorët që kryesisht janë njerëz në pension, burra dhe gra të ndershëm dhe super korrekt , të mos konfliktuohen, të përdorim ujësjellësin si agjent tatimor.
Edhe taksën e pronës njerëzit nuk e dinë, por e kanë tek fatura e ujit, së pari most ë bëjnë dy udhëtime sepse kostoja e orës të kushton më shumë sesa taksa e pronës. Duke u futur tek fatura e ujit ne kemi shkuar sot në një korrektesë qytetare në Tiranë të pagimit ne 98.7 %, pra më e lartë se ato vende që unë i admiroja kur isha deputet si Gjirokastra apo Përmeti që mbaheshin si etalone të korrektesës. Sot etalon i korrekstesës është Tirana me 98.7 % por edhe për këtë 1 % që ia bën malore gjithë pallatit tqë mendon që duke qenë vulgar e agresiv do mundi shumicën e qytetit do aplikohet kjo masë”, tha Veliaj i ftuar në Wake Up në Top Channel.