Pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimit të disa exit-polleve, për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë ka filluar raportimi edhe nga mediat ndërkombëtare.
Ka qenë Deutche Welle në gjuhën serbe që ka raportuar pas përmbylljes së proçesit të votimit me një titull “Zotërinjtë e Luftës” mposhten bindshëm.
Në këtë shkrim kanë cituar exit pollin e bërë nga Klan Kosova, i cili ka nxjerrë me rezultat të barabartë prej 30 % LDK-në dhe VV, PDK-në të tretën me 22.28 %, AAK-PSD 10.58 %, ndërkohë NISMA me 4. 41 %.
Megjithatë në këtë shkrim thuhet se këto rezultatet duhet të merren me rezervë.
DW thotë se kjo është hera e parë që qeveria e re do të mund të projektohet pa politikanët që kanë qenë pjesë e UÇK-së.