Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dha dorëheqjen kur pa rezultatet, KPK ndërpret vettingun për gjyqtarin Ahmet Metaliaj dhe përjashton për 15 vite nga drejtësia

14:10 / August 31, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit 768x559 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi më 30 gusht 2021, të ndëpresë procesin e vetingut për gjyqtarin e Tiranës, Ahmet Metaliaj dhe t’i heqë të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme, pas dorëheqjes së tij nga detyra.

Në vendimin e arsyetuar të KPK-së thuhet se procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Metaliaj ka filluar në nëntor të vitit 2019. Më 11 maj Komisioni i ka njoftuar Metaliajt rezultatet e hetimit administrativ, ndërkohë një muaj më vonë subjekti ka njoftuar se ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj kërkesën e tij për dorëheqje.

Me vendimin e datës 6 korrik 2021, KLGj ka deklaruar mbarimin e statusit të magjistratit për Metaliajn për shkak të dorëheqjes së tij. Megjithëse Komisioni i ka dhënë Metaliajt të drejtën për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore, ai e ka refuzuar.

Bazuar në legjislacionin për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe në jurispudencën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Shanxhaktarin dhe anëtare Brunilda Bekteshin, ka vendosur ndëprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin Ahmet Metaliaj. Gjithashtu, është vendosur edhe dalimi i emërimit të tij, si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë e Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Bashkëshortja e gjyqtarit Ahmet Metaliaj, gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Enkelejda Metaliaj u konfirmua në detyrë më 26 prill, pasi Komisioni vendosi ta përjashtojë nga barra e provës për një apartament që u konsiderua se ishte krijuar nga bashkëshorti para martesës mes tyre.

Ajo kishte deklaruar blerjen e dy apartamenteve në shtator të vitit 2011 në Tiranë, një me sipërfaqe 96 m2 për çmimin 30 mijë e 720 dollarë dhe tjetrin me sipërfaqe 76 m2 në shumën 24 mijë e 320 dollarë. Metaliaj ka shpjeguar se këto apartamente ndodhen në të njëjtin kat të të njëjtit pallat dhe se janë të bashkuara.

Komisioni nuk i kaloi barrë prove gjyqtares Metaliaj për burimin e krijimit të apartamentit me sipërfaqe 96 m2, duke konkluduar se është është provuar që kjo pasuri të jetë krijuar para lidhjes së martesës nga bashkëshorti i subjektit, i cili edhe ai ishte subjekt i ligjit të rivlerësimit dhe në atë kohë po kryhej tjetër proces vetingu.

Komisioni është ndalur gjatë në analizën e burimit të krijimit të apartamentit tjetër bashkëngjitur, me sipërfaqe 76 m2. Si burim financiar për blerjen e kësaj pasurie, Metaliaj ka deklaruar një hua të marrë nga bashkëshorti prej vëllait të tij, në shumën 35 mijë euro.

Megjithëse gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 25 mars, u evidentua se nga hetimi administrativ paraprak ishte konstatuar mungesë dokumentacioni për të provuar ligjshmërinë e huasë së dhënë nga kunati, KPK konkludoi se gjyqtarja Metaliaj, me shpjegimet, provat dhe interpretimin ligjor, arriti të provojë burimin e ligjshëm.

Pasaktësitë në deklarimin e pasurive u çmuan të mjaftueshme për shkarkimin e saj, pasi sipas Komisionit, nuk është konstatuar që të kenë ndikuar në cënimin e burimit të krijimit të pasurive. /Birn

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Edi Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi reformën territoriale

10:30 / September 16, 2026

“Paketa e Maleve” në Kushtetuese, ankesa kalon për shqyrtim në seancë plenare

10:15 / September 16, 2026

Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

08:56 / September 16, 2026

Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, Ndreca: Po cënohet mandati i të zgjedhurit

22:55 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.