Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Dibrës, reagon Dionis Imeraj: Dëshira që të isha zëri juaj në Kuvend prevaloi mbi detyrën që mbaja

11:36 / March 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dionis ymeraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i PS për qarkun e Dibrës Dionis Imeraj shpreh bindjen se e majta do të arrijë objektivin elektoral në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Imeraj thekson se nuk ishte një zgjedhje e lehtë midis lënies së mandatit të votbesuar para 1 viti e gjysmë si kryebashkiak dhe kësaj “beteje”. 

Postimi i plotë:

Një sfidë dhe përgjegjësi e re vetëm për vendlindjen time e bashkëqytetarët e mi!

Të dashur dibranë!

Siç tanimë jeni informuar, kam vendosur t’i bashkohem padiskutim ekipit fitues të Partisë Socialiste për qarkun Dibër në zgjedhjet e 25 Prillit e të përfaqësoj Dibrën në Kuvendin e Shqipërisë.

Absolutisht që nuk ishte një zgjedhje e lehtë midis lënies së mandatit të votbesuar para 1 viti e gjysmë nga ju si kryebashkiak dhe kësaj “beteje”, por duke ditur nga afër çdo problematikë, çdo hall, çdo shqetësim tuajin, çdo mundësi e oportunitet që ofron Dibra, dëshira për të qenë një zë i fuqishëm i Juaji, dhe i kësaj krahine me potencial të jashtëzakonshëm, prevaloi mbi detyrën që mbaja.

Kini besim se çdo punë e mirë, çdo investim i nisur nga unë në bashkinë e Dibrës, do të vijojë njësoj, me të njëjtin përkushtim, sepse Dibra si kurrëherë më parë, është në rrugën e duhur të transformimit e zhvillimit!

Duke kërkuar mirëkuptimin e gjithsecilit prej jush, dhe duke ju falenderuar nga zemra për mbështetjen e pakursyer që më keni dhënë deri më tani në administrimin e bashkisë Dibër, zotohem që në edhe në vazhdim do të jem shërbëtori juaj!

Duke shpreh mirënjohjen e thellë për besimin e dhënë Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarit Edi Rama, bashkë me ekipin tjetër do të angazhohem maksimalisht për arritjen e objektivave të vendosura për zgjedhjet e 25 Prillit.

Faleminderit! 

Shqipëria e Ardhmja Jonë!

Dibra e Ardhmja Jonë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.