Zv.kryeministri Erion Braçe e sheh shqetësues faktin se shumë prej figurave publike nuk respektojnë aktin normativ të mbajtjes së maskës dhe këtu nuk ka kursyer as kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ky i fundit është shfaqur shpesh nëpër takime pa maskë. Duke postuar një foto të Veliajt dhe një të Kryemadhit, Braçe shkruan se tashmë “boll! maska është detyrim”, e kjo rregull sipas tij vlen dhe për ata që kanë kaluar COVID, duke iu referuar pikërisht krebashkiakut.
POSTIMI I BRACES
Boll pra boll!
MBAJEMASKENKUDO
Nuk ka kuptim me kjo qe beni!
Mbajtja e maskes nuk eshte fakultative por e detyrueshme kudo,
brenda e jashte;
Dhe perhere, jo me dite!
Keshtu thote akti normativ!
Edhe per ata qe e kane kaluar Covid
vlen po aq.
Per me teper kur jeni udheheqes,
keni detyrimin e madh te percillni mesazhin e qarte tek qytetaret!
Boll me;
A e kuptoni qe nje mbyllje e dyte eshte shkaterrim total?
Per njerezit kudo ne kete vend!
Respektoni ju rregullat qe policia ta kete me te lehte punen e saj!
MBAJEMASKEN
Mron veten, familjen, tjetrin, shoqerine, Shqiperine!