Deputeti i grupit parlamentar të PD, Dashamir Shehi tha se liderët politikë Rama dhe Basha e kthyen Parlamentin në dialog dhe se kanë hapësira të tjera për të folur, duke i dhënë mundësi dhe deputetëve të tjerë të marrin fjalën e tyre.
“Kemi gjithë ditën këtu që kryetari i opozitës dhe kryeministri bëjnë replike me njëri tjetrin, bëjnë shumë mirë po nuk mund të jetë pa fund ky se kthehet dialog dhe jo Parlament. Unë e kuptoj dëshirën për të folur dhe unë jam pak llafazan po ka një kufi kjo. E drejta është që atyre zotërinjve tu japim fjalën, të kenë mundësi të flasin sa të duan po jo pafundësisht. E dyta, janë njerëz që kanë dhe hapësira të tjera. Kush e pengon kryeministrin, ka gjithë mediat atje të flasë nga mëngjesi në darkë”, tha Shehi.
Në fjalën e tij Shehi kërkoi transparencë për borxhin, duke u shprehur se rrezikon të kthehet në faktor negativ, pasi paraja e marrë borxh duhet të paguhet.
