Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Sanxhaktarin, i arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e Florian Lamcjas pak ditë më parë në qytet. Sokol Sanxhaktari njihet edhe si dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, një nga njerëzit më të pushtetshëm në këtë qark.
Por ajo që ka tërhequr sot vëmendjen kanë qenë veprimet e ish-kreut të Bashkisë. Ky i fundit rreth orës 14:00 ka hapur llogari në aplikacionin Telegram që njihet se është i preferuari i atyre që duan t’i shpëtojnë përgjimeve.
Tirananews.al ka kontaktuar ekspertë të komunikimeve elektronike të cilët sqarojnë se Telegram është një aplikacion për mesazhe falas free i njohur edhe për versionin X, që është mënyra e preferuar për sekretin e bisedës. Nuk është rastësi që funksioni i saj “sekret chat” përdoret për të përcjellë mesazhe të rëndësishme dhe përmbajtje sekrete. Lejon të fshini mesazhet nga të dy telefonat (marrësi dhe dhënësi) duke vendosur një skadim të kohëmatësit. Mund ta vendosesh ti vetë se kur të fshihen mesazhet , 2 seconda , 10 seconda 1 minuti 1 javë etj etj. Ose lexoni në kohë ose nuk lexoni!
Një tjetër sekret i Telegram është se nëse bashkëbiseduesi i bën screen shot, pala tjetër merr sinjal menjëherë për këtë veprim. /tirananews.al

