Sokol Berisha është mjek dhe jeton në Perugia. Ky i fundit ishte duke u martuar në Kishën San Farncesco d’Assisi në Matera.
Në kohën kur mesha po përfundonte, shqiptari vuri re një turist që u ndje keq, humbi ndjenjat dhe ra përtokë në sheshin e San Francescos.
Për fatin e tij të mirë, dhëndri ishte mjeku Sokol Berisha, i cili i erdhi menjëherë në ndihmë turistit. Ai përdori defibrilatorin, të vendosur në kolonën e instaluar dy vite më parë nga Shoqata e Miqve të Zemrës.

