Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Dhi nga malet e Shqipërisë”/ Akrobatja performoi në Prishtinë me flamurin shqiptar dhe kosovar, serbët e sulmojnë në rrjetet sociale

17:49 / March 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Performoi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fiona Rushiti, akrobatja e njohur shqiptare, ka marrë pafund fyerje dhe kërcënime nga serbët. Siç duket performanca e saj me veshjen ku kombinonte flamurin shqiptar dhe atë kosovar ka zgjuar inatin e tyre.

Ajo ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” ku dha më shumë detaje rreth performacës së saj dhe komenteve të shumta që kishte marrë nga serbët.

“Performanca është bërë në Prishtinë, është liqen dhe për çudi atë ditë nisi bora me dënesë. Edhe vinçi ka dalë me vështirësi. E mendova që të mos shkoja, pasi kisha shumë, shumë të ftohë. E duke qenë se e kisha planifikuar për Pavarësinë e Kosovës, isha e vendosur më pas që ta realizoja performancën. Kisha duart e ftohta dhe e kisha të vështirë të rrija. Kemi bërë 5 orë xhirime. Ishte minus 8 gradë, thashë se do më linte zemra”, tregon fillimisht ajo.

Ajo tregoi se pse kishte zgjedhur pikërisht këtë veshje me dy simbolet e dy flamujve.

“Ne jemi një komb, flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi një gjak, pavarësisht se jemi dy shtete. Janë dy ngjyrat dhe simbolet e dy flamujve”.

E pyetur në studio përsa i përket komenteve që ka marrë nga serbët, Fiona tregoi se ka marrë një “lumë” ofendimesh nga ata.

“Kërcënime? Tani nuk e di se çfarë kanë shkruar ata në gjuhën e tyre se u lodha duke i përkthyer në  “googletranslate”, por gjumin e kam bërë të qetë. Nuk doja të merresha fare me komentet. U mërzita duke i përkthyer sharjet.

Një ndër komentet ishte: “Çfarë do ti në Serbi?” të sëmurë, nuk dua që t’u kushtoj rëndësi fare.

“Dhi nga malet e Shqipërisë”, ishte një koment që më bëri të qeshur, e pjesa tjetër ishin fyerje të rënda. Më pas nisën edhe shqiptarët që të komentonin, e nisa t’i fshija, pasi nuk doja të kishte një debat”, tregoi ndër të tjera akrobatja.

Prishtinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.