Lindita dhe Veton Musai janë përcjellë për në banesën e fundit mes dhimbjesh dhe lotësh në Melbourn të Australisë.
Ata mbetën viktima të babait të vajzës ndërkohë që shkaqet vijojnë të mbeten ende të pazbardhura plotësisht.
Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve në Yaraville në shtëpinë e çiftit.
55-vjeçari Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri fillimisht të bijën 25-vjeçare Lindita Musai e cila ka gjetur vdekjen në vend, e më pas partnerin e saj, 29-vjeçarin Veton Musai, i cili u nda nga jeta ditën e enjte në spital. Pas aktit të rëndë, 55-vjeçari tentoi të vrasë veten dhe vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.



