Një rrëfim i dhimbshëm ka ardhur sot në emisionin ‘Historia ime’ nga një 26-vjeçare nga Tirana, nënë e një djali 5-vjeçar.
Nëna e saj këmbënguli për ta martuar kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe zgjodhi një njeri 14 vite më të madh se vajza e saj.
Për shkak të problemeve me kunatën dhe vjehrrën, bashkëshorti nisi ta godiste edhe kur ishte shtazënë, ndonëse ata të dy nuk kishin probleme mes njëri-tjetrit. Konfliktet e tyre shkaktoheshin shpesh nga kunata e saj dhe ai nuk pranonte të jetonin në një shtëpi më vete. Një nga konfliktet arriti deri në kërcënimin me thikë.
Mirela Milori: Më the që kishte dhunë, cila ka qenë arsyeja? Të shkosh deri te dhuna fizike ka një arsye të fortë. Për çfarë për shembull? Për ngarkesën që kishe me kunatën?
Vajza: Nga ngarkesa që kisha me kunatën, por deri në atë farë pike që arriti deri te thika.
