Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dhunë, drogë dhe alkool, policia arreston disa persona gjatë orëve të fundit

09:35 / July 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
benz arrestimi policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 40-vjeçar dhe një 69-vjeçar përfunduan në prangat e policisë në Tiranë pasi dyshohet se ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Një 40-vjeçar në Berat ra në pranga pasi goditi me sende të forta babanë e tij. Ndërkaq disa shtetas të tjerë u arrestuan për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Gj., 69 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 40 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale Y. F., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash kanabisi dhe një dorezë metalike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

N. B., 68 vjeç, pasi ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

A. A., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

S. D., 20 vjeç dhe A. L., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me 25 nëntor në Bruksel

15:47 / October 23, 2026

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

“Ekstremistët e Antifa po djegin Francën”, Macron: Radikalët e majtë, pas dhunës në protesta

13:11 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.