Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dhunë, drogë e vjedhje, 6 të arrestuar në Tiranë, 2 prej tyre të shpallur në kërkim

13:31 / February 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rruge
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë vendosur në pranga 6 shtetas në Tiranë, 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim si dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.

Personat e arrestuar, ato të shpallur në kërkim dhe të proceduarit akuzohen për një sërë veprash penale, si vjedhje, dhunë dhe duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdhune droge e vjedhje 6 te arrestuar ne tirane 2 prej tyre te shpallur ne kerkim%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve:

– E. N., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë një aparat celular në një qendër tregtare;

– A. D., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit në kërkim L. Sh., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në dyqanin e shtetasit L. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Ll., 49 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” dhe proceduan penalisht shtetasin A. D., 33 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi shtetasi L. Ll. ka vjedhur një biçikletë, të cilën më pas e ka blerë shtetasi A. D., dhe nuk e ka deklaruar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin I. D., 54 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grushte shtetasin Xh. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr i madh në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe një fabrikë uji

16:21 / September 15, 2026

Dosja “Revanshi”, GJKKO jep vendimin për 7 të pandehurit, mes tyre Durim Bami

10:08 / September 15, 2026

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026

Fishek dhe një letër kërcënuese/ Kanosi kushëririn dhe familjarët e tij për t’i marrë 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari

12:59 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.