Ditën e sotme, Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Personi i rënë në prangat e policisë është identifikuar me inicialet F.K.
Policia njofton:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 32 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.”
