Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi ai akuzohet për dhunë në familje.
I arrestuari shtetasi me inicialet K.K dhe sipas policisë, ai ka dhunuar nënën e tij në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar dhe për këtë arsye është vënë në pranga.
Policia njofton:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.