Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhunë në familje dhe grushte në rrugë, arrestohen 13 persona në 48 orë në Tiranë

15:51 / July 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tirane 1 3 14 031
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

13 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës në 48 orët e fundit, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Më konkretisht janë arrestuar K. GJ., 53 vjeç dhe S. GJ., 30 vjeç, të cilët dyshohet se janë babë e birë dhe me vetëgjyqësi, duke penguar ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, kanë pushtuar tokën e shtetasit M. S., si dhe kanë kundërshtuar policinë për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Pezës’.

Ndërkohë efektivët e komisariatit numër 5 kanë arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar më inicialet G. K në Barhore, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes. Në pranga ka rënë edhe një 34-vjeçar me inicialet L. S, pasi në në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. K., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Sakaq është arrestuar një 46-vjeçar me inicialet S. D, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

8 personat e tjerë kanë një të përbashkët, pasi janë arrestuar për shkak të shkeljeve rrugore. Më konkretisht

N. B., 51 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko”, pas një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen dhe pas shpërndarjes të copave të betonit në mënyrë të çrregullt është përplasur me to edhe motori me drejtues shtetasin K. A. dhe pasagjer M. K., të cilët ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

M. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, është kapur në flagrancë duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse.

A. K., M. Q. dhe K. F., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

F. R., 57 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar këmbësorin T. Sh., 76 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

M. Sh., 68 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri, ka aksidentuar këmbësoren S. M., 74 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

A. D., 33 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vishje-Farkë”, ka aksidentuar shtetasin H. D., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi:

S. D., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

09:46 / August 25, 2026

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.