Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhunohet transgjinorja Anxhela/ Reagon ambasada holandeze: Jemi të shokuar nga ky akt!

10:26 / November 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarja e komunitetit transgjinor Anxhela H., është dhunuar nga disa persona të paidentifikuar. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që bën të ditur se pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe më pas është dhunuar për shkak se ka marrë pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon me ashpërsi sulmin fizik e psikologjik ushtruar ndaj Anxhela H., pjesë e komunitetit transgjinor në Shqipëri.
Nga raportimet e para mësohet se pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Komisioneri Dr. Gajda nxit Policinë e Shtetit dhe prokurorinë e Tiranës të marrin masa për të identifikuar personat që kryen aktin e pashembullt të dhunimit, diskriminimit dhe përndjekjes së Anxhelës.

Aktet e dhunës, diskrimiminimit dhe krimet e urrejtjes ndaj komunitetit transgjinor, çdo komuniteti tjetër apo grupi vulnerabël është e papranueshme në një shoqëri demokratike që aspiron standarte të larta të respektimit të të drejtave Njerëzore”, shkruan Komisioneri për Mbrojetjen nga Diskriminimi.Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ambasada e Holandës në Tiranë. Ajo ka dënuar sulmin dhe i ka bërë thirrje autoriteteve ligjzbatuese që të marrin masat e duhura.

“Të shokuar nga ky akt dhune kunder nje anetare të komunitetit transgjinor ne Shqiperi, Ambasada Hollandeze mbeshtet deklaraten e Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi qe denon sulmin dhe I ben thirrje autoriteteve ligj zbatuese të marrin masat e duhura. Gjithsecili duhet të jete i lire të jete vetvetja dhe të dashuroje kedo qe deshiron!”, shkruan ambasada e Holandës në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

10:49 / August 7, 2026

U arrestua pas 30 vitesh në arrati vrasësi i vëllezërve në Patos dhe një vajze në Belgjikë, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën

10:21 / August 6, 2026

Grabitet argjendaria në Paskuqan, autorët largohen me motor

15:30 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.