Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e arrestit me burg për 35-vjeçarin Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet për keqtrajtim e femijës 3 vjeçar të gruas me të cilës ai bashkëjetonte.
Ai u vu ne pranga pasi ka dhunuar barbarisht djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses duke i thyer tre brinjë, siç raportuan burimet mjekesore, ndërkohë që fëmija ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.
Ne seancen e sotme ne gjyq, ku u shfaq edhe me maske ne fyture si mbrojtje ndaj koronavirusit, 35-vjeçari e ka mohuar akuzën.
Por fqinjët kanë treguar se edhe më herët fëmija ka pasur hematoma në fytyrë e trup. Edhe mjekja që e ka ekzaminuar ka deklaruar se është rrahje. I riu u vu ne pranga dy ditë më parë në rrugën “Bulevardi Blu”, ku sipas policise, ka keqtrajtuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën, fëmijës se mitur të bashkëjetueses.
