Pas reagimeve publike të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtorisë së QSUT-së, policia e Tiranës ka bërë publike ngjarjen e ndodhur në spitalin infektiv.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 13.30 të së dielës, ku A.M., 45 vjeç ka shkuar për të vizituar të afërmin e tij të shtruar në spital, e ku në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambjentet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale. Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij. Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, thotë policia e Tiranës, duke u shprehur se hetimte kanë nisur për goditje për shkak të detyrës.
