Një shtetas finlandez është arrestuar nga policia në Sarandë.
Personi me inicialet M.W., 43 vjeç, akuzohet se ka dhunuar fizikisht të fejuarën e tij.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi M. W., 43 vjeç, banues në Finlandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.