Një 50-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërkohë që në shtëpi iu gjet edhe pistoletë.
Sipas burimeve zyrtare, D. P, është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe arma me 21 fishekë.
Tashmë ndaj tij rëndojnë akuzat e dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Njoftimi zyrtar i policisë
Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet dhe një armë zjarri pistoletë e 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin:
D. P., 50 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

