Një 47-vjeçar nga Kurbini është vënë në pranga pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij e në momentin e arrestimit iu gjet dhe një armë pa leje.
Sipas policisë policia u njoftua për rastin e dhunës dhe ka ndërhyrë menjëherë për mos përshkallëzimin e mëtejshëm të saj.
NJOFTIMI
Kurbin
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dispononte armë zjarri pa leje, u largua nga banesa sapo pa shërbimet e Policisë, por pas kontrolleve dhe rrethimit të zonës vetëdorëzohet 47-vjeçari.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me 5 fishekë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 47 vjeç, banues në Kurbin.
Policia e Kurbinit, pas marrjes së njoftimit se ky shtetas ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes në banesë, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Shtetasi A. P., kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, është larguar menjëherë nga banesa, por pas kontrolleve të shumta dhe rrethimit të zonës, pas disa orësh u vetëdorëzua te shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit A. P., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
