Policia ka mundur të parandalojë përshkallëzimin e një konflikti në familje në fshatin Domje të Tiranës duke vënë në pranga një 66-vjeçar.

Ai dhunoi psikologjikisht bashkëshorten e tij duke e kërcënuar me armë. Kjo e fundit lajmëroi efektivët duke parandaluar kështu në kohë përshkallëzimin e ngjarjes. Ndaj S.B., rëndon akuza e dhunës në familje.

NJOFTIMI I PLOTE

Vorë, Tiranë

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Kërcënoi me armë për ta vrarë bashkëshorten, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga 66-vjeçari.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me fishekë.

Shërbimet e Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Domje, Bashkia Vorë, në ambientet e banesës, shtetasi S. B. po dhunonte psikologjikisht bashkëshorten e tij duke e kërcënuar me armë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë prangosur shtetasin S. B., 66 vjeç, banues në fshatin Domje, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij, 63-vjeçaren L. B.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here