Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhunon gruan në sy të fëmijëve të mitur, në pranga 48-vjeçari

10:47 / September 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim tjeter
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se pesë persona janë arrestuar në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.

Një 48-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë në prani të dy fëmijëve të mitur të çiftit.

Ndërkohë një 23-vjeçar është arrestuar pasi ka përndjekur vazhdimisht ish të dashurën duke i shkaktuar asaj frikë dhe gjendje pasigurie për jetën.

NJOFTIMI I PLOTE

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 48 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. P., 23 vjeç, sepse ka përndjekur vazhdimisht ish-të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, shtetasin A. M., 22 vjeç, pasi në Bulevardin e Ri, në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar (punohet për identifikimin dhe kapjen e tij) është kapur në flagrancë duke prerë me mjete prerëse një pjesë kablloje elektrike nëntokësore të ndriçimit të bulevardit.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. G., 36 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t’i përvetësonin shumën prej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.