Policia e Tiranës bën të ditur se ka arrestuar një 28-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës së tij.
E reja kishte urdhër mbrojtje ndaj 28-vjeçarit, e për më tepër sipas policisë ai i kërkonte një shumë parash në mënyrë të që të vazhdonin lidhjen.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas i ka kërkuar një shumë parash ish të dashurës së tij, në menyrë që të vazhdonin lidhjen”, thotë policia.
