Kandidatja e PD-së, Dhurata Çupi ka vijuar takimet me qytetarët në qarkun e Tiranës. Gjatë takimeve në njësitë 1 dhe 9, të cilat përbëjnë zonat e saj zgjedhore, Çupi theksoi angazhimin e PD-së për realizimin e një pakete emergjence për rritjen e pensioneve dhe pagave, si dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët shqiptarë.
Pjesë nga fjala
Qytetarët shqiptarë duhet ta votojnë PD-në në 11 maj për familjen, pronën dhe shtetin ligjor. Qytetarët duhet të votojnë PD për të ndaluar shpopullimin, për të rritur pagat, pensionet dhe për të vendosur minimumin jetik 200 euro masa të cilat luftojnë varfërinë. Kemi premtuar një fushatë pozitive, do të komunikojmë me qytetarët se ccfarë do bëjmë ne.
PS ende nuk ka zbatuar programin e 2013, u tha për legalizime falas dhe objekte të tëra në Tiranë janë të palegalizuara, ndërsa ata që e kanë përfituar janë detyruar të paguajnë ryshfet. Ka pafund qytetarë që presin prej vitesh të marrën certifikatën e legalizimit.
Edi Rama premton pasaportën e BE kur ende nuk ka drita dhe ujë. Këtij pushteti duhet t’i themi jo.
Ne kemi një program, programin e emergjencës, janë 721 mijë pensionistë, nga të cilët 512 mijë e marrin pensionin më pak se 200 mijë lekë. Imagjinoni çfarë varfërie. Ne kemi një ofertë për pensione të rritura, për vendosjen e minimumit jetik që refuzohet nga qeveria. Infrastruktura është e pazhvilluar dhe mjerane.