Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Big Mama ka festuar datëlindjen e saj të 36. Mes shumë urimesh nga miq e fansa të shumtë, Big Mama mori dhe një dhuratë të mjaft të kushtueshme e cila e ka lumturuar shumë artisten.
Big Mama është surprizuar me një makinë të re të cilën e ka publikuar në rrjetet e saj sociale por pa zbuluar emrin e dhuruesit.

Kujtojmë që Big Mama ka qenë një nga personazhet më në zë të kohëve të fundit për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”. Por këngëtarja hoqi dorë shpejt nga ky program si rezultat i përplasjes së ashpër që pati me një tjetër banore të shtëpisë, Antonela Berishën.


