Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut/ A ndihmon humbja e peshës në kontrollin e tyre? Flasin ekspertët

16:12 / September 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 613a1287beefe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Diabeti është një problem i zakonshëm por serioz shëndetsor, që prek me miliona njerëz në të gjithë botën. Përafërsisht 85% e pacientëve me diabet të tipit 2 kanë nevojë të trajtohen edhe për presionin e lartë të gjakut. Edhe pse ilaçet ulin në mënyrë të efektshme presionin e gjakut, disa mund të kenë efekte anësore.

Ekspertët mendojnë se modifikimet e stilit të jetës, si për shembull humbja e peshës, mund të ndihmojnë. Sidoqoftë, ata nuk rekomandojnë të hiqni dorë nga ilaçet gjatë përpjekjes për të humbur peshë. Studiuesit në Universitetet e Glasgow dhe Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar, demonstruan se si ulja e peshës ndikoi pozitivisht tek njerëzit me diabet. Ju njohim më poshtë me këtë studim dhe përfundimin në të cilin ata arritën.

Të dhënat e studimit në lidhje me mbipeshën, diabetin dhe tensionin e lartë

Pjesëmarrësit që morën pjesë në studim ndërprenë ilaçet e diabetit kur filluan fazën fillestare të dietës për humbjen e peshës.Kjo përveç rasteve kur ato ishin të nevojshme për probleme të tjera, përveç diabetit ose hipertensionit. Studiuesit monitoruan presionin e gjakut dhe nivelet e glicemisë gjatë gjithë studimit dhe mjekuan me ilaçe vetëm ata pjesëmarrës që patën realisht nevojë. Studimi demonstroi një ulje të konsiderueshme të presionit të gjakut gjatë terapisë.

Tek ata pjesëmarrës që nuk kishin patur probleme të më parshme me hipertensionin, uljet ishin të menjëhershme. Ndërsa për ata që ishin trajtuar më parë për hipertension nuk pati ndryshime deri në javën e 9-të. Gjatë fazës totale të zëvendësimit të dietës, 27.5% e pjesëmarrësve iu desh të rifillonin marrjen e ilaçeve për hipertensionin.

Sidoqoftë, në 2 vjet, 28% e pjesëmarrësve që ndaluan ilaçet, ulën peshën trupore, nuk patën nevojë për për t’i marrë përsëri. Sipas studimit humbja e konsiderueshme e peshës mund të eleminojnë nevojën për ilaçet e presionit të gjakut ose të ulë numrin dhe llojin e ilaçeve të marra. Gjithashtu, humbja e konsiderueshme e peshës mund t’ju shpëtojë nga diabeti i tipit 2./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Revista franceze: Shqipëria destinacion turistik për 2027-ën

15:50 / September 17, 2026

Sa paguhen sot magjistratët? Kërkesa për rritje me 43%, pagat e gjyqtarëve ndezin debat institucional

15:47 / September 17, 2026

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.