Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Diagnoza e gabuar/ ‘Shkova të operoja syrin me probleme, klinika private më dëmtoi edhe tjetrin që e kisha normal’

22:26 / October 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lela 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy fëmijë humbën jetën tragjikisht pas trajtimeve mjekësore, ndërsa diagnoza e gabuar po shton vdekjet tek pacientët në Shqipëri.

Fenomeni po merr përmasa alarmante në vendin tonë ku çdo vit raportohen padi të shumta nga pacientë të dëmtuar dhe familjarë që kanë humbur të afërmit. Nga neglizhenca që kushton jetë tek mungesa e autopsive për të zbuluar shkaqet e vërteta të fataliteve.

Vuajtjet e pacientëve nga gabimet në klinikat publike dhe ato private ka bërë që Inside Story, të sjellë Sali Lela. Në moshën 22-vjeçare, ai shpenzoi 50 mijë euro për të kuruar dhe normalizuar shikimin, por sot, ka mbetur vetëm me njërin sy.

Gjithçka si pasojë e një gabimi fatal në procedurat mjekësore të ndjekura nga okulistët e një klinike private në Tiranë, që nuk e pranuan kurrë fajësinë.

Odisea e të riut Lela nis në vitin 2019. Pas një operacioni të suksesshëm në syrin e majtë, “Klinika Uzllova” i sugjeron një operacion edhe në syrin e djathtë. Ky operacion rezulton fatal për të riun Lela, pasi ai humb tërësisht shikimin e syrit të djathtë. Më pas, ai nis proçesin e vendosjes së një proteze.

“Kam pas mbajtur syze që prej moshës 10 vjeç, deri në moshën 21-22 vjeç derisa u drejtova tek klinika Uzllova. Kisha shqetësim me syrin e majtë. Kisha shikim të dobët dhe kisha nevojë për ndërhyrje. U konsultova me doktor Andrean. Pasi më vizitoi më tha që ke nevojë për ndërhyrje”- u shpreh Sali Lela, denoncues.

Pacienti Lela vendosi të operohej në klinikën në fjalë, teksa të tjera institucione private shëndetësore të specializuara në fushën e okulistikës nuk e merrnin përsipër. Me sa duket, rasti i tij paraqiste risk të lartë.

“Klinikat e tjera më thoshin që deri në moshën 25 vjeç mos e bëj ndërhyrjen, kurse doktori rus Andrea më tha që bëhet menjëherë. Kisha nevojë për oeprim tek syri i majtë dhe të vendosja lente. Operacioni u la pas dy javësh”– u shpreh denoncues Sali Lela.

Operacioni i parë shkoi mirë. Doktori vendosi që Saliu ti nënshtrohej edhe operacionit të dytë në syrin e djathtë një muaj pas ndërhyrjes së parë. Pikërisht, këtu mendohet se ka ndodhur gabimi.

“Syri i djathtë kishte 80-90 % shikim. Ne thamë pse ta ngacmonim? Ai tha që që duhet të shkojnë të dy numrat në mënyrë të barabartë. të bëhen të dy kristalinat njësoj. shkova si në operacionin e parë, të njëjtat procedura. u futa në sallë, vazhdoi operimi, anestezia ishte totale, syri tjetër me anestezi lokale. Pasi ishte hapur syri më ka dalë anestezia. Aty kanë filluar dhimbje të forta, të padurueshme. Më kanë lidhur këmbë, duar, më kanë mbajtur deri sa më kanë qetësuar dhe më kanë vendosur prapë anestezi. Kam dalë pas 4 orësh“- tha Lela.

Denoncim mjekesore neglizhenca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Proda: Siguria është pasaporta e vendit tonë; Ambasadori italian: Intensifikojmë shkëmbimin e eksperiencave

15:06 / July 18, 2025

Vodhi makinën e parkuar në garazhin e pallatit në Astir, policia kap 28-vjeçarin

14:00 / July 18, 2025

Tritoli në Tiranë, reagon pronari i lokalit

11:20 / July 18, 2025

Lëvizte me armë zjarri, pranga 28-vjeçarit në Vaun e Dejës

10:40 / July 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.