Kryeminstri Edi Rama qëndron i palëkundur në qëndrimin e tij për dialog me opozitë jashtëparlametare, por pa negociuar mandatin qeverisës deri në 2021.
I pyetur nga gazetarët për ndonjë shteg dialogu në një situatë të tillë, Rama tha se nga shtatori do të jenë më të vetëdijshëm për këtë.
“Situata për sa më takon, dhe duhet tua them paraprakisht sot që mbas pushimeve ne do të jemi të vetëdijshëm për këtë. Nuk mund të vazhdojë të marrë energjitë e mia dhe tonat për këtë çështje. Ne i kemi dhënë qëndrimin, unë e kam përsëritur pozicionin. Jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo moment me opozitën jashtëparlamentare, por nuk jemi të gatshëm të negociojmë asgjë që lidhet me vullnetin e popullit të shprehur me votë dhe nuk jemi të gatshëm dhe unë nuk jam i gatshëm të harxhoj kohën time dhe të njerëzve me këtë muhabet”, tha Rama.
