Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Diana Ziu tregon pazaret për t’u përzgjedhur në Festivalin e RTSH. Ja ç’më thanë për Verën dhe pse Soni Malaj nuk e meriton të jetë në juri

19:40 / November 24, 20199 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Diana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kompozitorja e njohur Diana Ziu është përpjekur në të gjitha format të shpreh këndvështrimin e saj se përse Festivali i këtij fundvitit do të jetë një dështim. Diana shpjegon në një intervistë për Tirananews arsyet përse ka sulmuar këto ditë edhe emra të njohur të fushës së artit si Vera Grabocka, Zhani Ciko dhe Soni Malaj. Ajo tregon, se cila është arsyeja konkrete se përse kënga e kompozuar prej saj “Mos” nuk u pranua. Diana zbulon se ka një mekanizëm “të nëndheshëm” se si përzgjidhen këngët pjesëmarrëse në Festival. Sipas saj, gjithçka lidhet me paratë. Po ashtu kompozitorja mendon se Eurosongu e ka shkatërruar Festivalin. Shqetësimi kryesor i saj lidhet dhe me faktin se ku shkojnë fondet që vihen në dispozicion të Festivalit. Ndërkohë që nuk lejon dhe pranon që një këngëtare si Soni Malaj të jetë në jurinë përzgjedhëse, pasi sipas saj, Soni nuk e ka eksperiencën dhe përgatitjen e duhur. “Përse në festival të jetë një juri me kompozitor kryesisht të huaj (madje ishte vetëm një grek), përse ne të konkurojmë ndoshta në ‘Eurosong” me kompozitor të huaj? Po duket se kompozitorët shqiptarë janë lënë në harresë”, thekson Diana Ziu.

Përse keni gjithë këtë kundërshtim për mënyrën si po organizohet  Festivali i fundvitit në RTSH?

Festivali është i të gjithë popullit bëhet nga një institucion shtetëror dhe jo nga një institucion privat, të gjitha paratë dhe gjithçka që bëhet ndërtohet nga shteti. Dhe ne krijuesit i drejtohemi shtetit dhe jo një institucioni privat.

Por faktikisht rezulton ndryshe, sepse aty ka shumë mangësia dhe pika e parë që unë ngre është kjo: Aty duhet të ketë një drejtues artistik, një këshill artistik, një drejtor artistik gjë që unë nuk i shoh që të jenë. Dikur më përpara ka pasur në mënyra të ndryshme pa ju kthyer të kaluar së shëmtuar, flas për organizmin, ka pasur një redaksi muzike, ka qenë një këshillë drejtues, këta që vinin i sillnin diku këto këngë, takoheshin me këta njerëz. Tani mund të them me plot kuptimin e fjalës që është bërë një mish –mash.

Nëse ne i çuam këngët brenda datës 30 shtator siç u njoftua në media, unë e dorëzova, kënga quhet “Mos”, këndohet nga një djalë i talentuar Marko Strazimiri, ky djalë vinte nga një çmim i parë, i një viti më parë në festival si një talent. Teksti i këngës është me tekst të Pandi Laços, orkestracioni është Enis Mullai dhe muzika Diana Zaiu. Dhe këtë vit u përjashtuam nuk është se është përjashtuar Djana, është përjashtuar komplet grupi.

Kjo këngë bën pjesë në ato këngë që nuk janë dëgjuar fare, pasi nëse do ishte në pjesën e atyre këngëve që do ishin dëgjuar dhe analizuar, atëherë do të thosha që aty është bërë një punë shumë e madhe dhe serioze nga një juri përzgjedhëse dhe secili nga ne do të pranonte gjithçka. Por nuk ka ndodhur kështu. Dhe përgjigjen për listën fituese nuk e kemi marrë zyrtarisht, por e kemi marrë nëpërmjet portaleve, si nga “Jeta Osht Qejf, këtu fillon mungesa e transparencës. Për të mbuluar dhe puhizën e fjalëve lart e poshtë nga del një juri ku bën pjesë Zhani Ciko, Soni Malaj edhe një djalë tjetër edhe thonë se kush ishin fituesit. Këtu ka shumë pikëpyetje që njerëzit e thjeshtë nuk i dinë, por në që shkruajmë muzikë na dhëmb, e para për çfarë arsye mua më del një muzikant shumë i trembur edhe më thotë: Diana nuk e di as vetë, por me thënë të drejtën t’i po e dorëzon këngën, por unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi, pasi këtu vendos Vera Graboca. Dhe unë i thashë se vera Grabocka është regjisore dhe nuk ka punë me mua. Kjo ishte biseda që bëra unë korridoret e RTSH, ndërkohë që vera zbriste shkallët. Ai kur pa verën iku i trembur dhe vijoi duke më thënë që Vera vendos gjithçka që nga ftesat e deri tek fituesit. Edhe pse këngën e dorëzova me vete mora përgjigjen jo.

Dhe kështu ndodhi, pak më vonë doli një djalë që quhet Robert Berisha, një djalë që këndon tallava nga Kosova edhe pse nuk kam gjë me të, doli edhe tha më ka thënë Vera që të sjellë një këngë…po le të presë edhe 20 ditë ..tash po pret, është në gjuhën e vetë bukuri…por nuk ishte në rregull, pse të tjerët duhet të sjellin jashtë afatit kur data ishte 30 shtator dhe pse këta këngëtarë janë të zgjedhur nga Vera.

Kur bëra statusin dhe letrën për Verën mu kujtuan shumë gjëra të shkuara edhe thashë, po jemi në vitin 2019 kemi nevojë për një festival modern me diversitet.

Këtë vit unë mora vesh pse unë këto katër vite nuk ka fituar dhe po e them për herë të parë dhe troç. Këtu funksionojnë gjerat me para që do të thotë, do të bësh një këngë shko regjistroje në një studio private, nuk është e rregullt, që unë të shkoj të regjistroj këngën në një studio private nëse ti nuk ma aprovon mua si krijimtari. Pse unë të mbaj me vete ankth financiar dhe shpirtëror … Unë ta dorëzoj ty në redaksinë e muzikës edhe pasi t’i ke thënë që kjo melodi ose kjo këngë bën, ose s’bën, unë nëse bën do e çoj këtë ku jetë për ta regjistruar që ta paraqesë të mbushur dhe të plotësuar. Kjo është njëra. Dhe është abuzuar me këtë pikë. Dështimi im i katër viteve të fundit është që unë çova një këngë me Orgesa Zaimin, një këngë me Kazstro Zizion, pastaj dhe një këngë Sesilja që doja ta këndonte Orgesa, të gjitha këto janë punuar në studio me para dhe të gjithë kanë qenë profesionistë, parametrat i kisha në rregull, por çfarë ndodh, ka ndodhur jo ketë vit, flas për tre vitet e shkuara, se me Verën është ekstra, kanë thënë sa këngë filani, se ka qëlluar që një kompozitor ka 3-4 orkestrscione , po mirë po fusim tre nga kjo studio edhe tre nga një tjetër bëhen 20 shpejt e shpejt, është bërë pazar jo se është parë kënga më e bukur.

Madje me të dëgjuarat në korridoret e RTSH kanë dëgjuar se është paramenduar se edhe kush do të shkojë në Eurosong, këtu është prishur gjithë tradita e Festivalit, qëkur është lidhur kontrata me Eurosong. Etja për të shkuar në Eurosong po prish imazhin e Festivalit. Po zbehen materiali muzikor.

Ju keni folur edhe për këngën që shkon në Eurovizion, ku është problemi sipas jush?

Unë kam qenë gjithmonë me atë që në Eurosong nuk ka shkuar gjithmonë kënga me mirë dhe këngëtari më i mirë, kjo pasi fituesit zgjidhen nga përzgjedhje që bëhet në mënyrë vetjake, pra nga personat që kanë edhe më shumë pushtet në redaksi, sepse si të thuash dikush ka më shumë pushtet atje dhe ku ka më shumë pushtet i vete edhe këngëtari, prit se do shkoj pak me X-in se ky të çon deri atje, nuk të vjen njeri te Diana Ziu, se Diana Ziu nuk të çon në Eurosong të mos bëhemi naiv֝ë. Kjo është zgjidhja edhe pik se luan topi.

Përse në festival të jetë një juri me kompozitor kryesisht të huaj (madje ishte vetëm një grek), përse ne të konkurojmë ndoshta në ‘Eurosong” me kompozitor të huaj? Po duket se kompozitorët shqiptarë janë lënë në harresë.

Përse e atakoni kaq shumë Verën?

Unë kam të drejtën të ngre pyetjen, përse një regjisor ndërhyn në lisën e këngëve, nuk ka një regjisor tjetër RTSH-ja. Vera punon në një TV privat dhe ardhur me gjithë ekipin e vet edhe po uzurpon Festivalin, ka zgjedhur, këngët, këngëtarët edhe po bën gjithçka edhe këtë se luan as topi. Madje Agim Doçit poetit të njohur i kishte thënë që të bënte një tekst për Eli Farën dhe një këngëtar. Zgjedhja ishte e Verës. Çfarë punë ka regjisorja të bëj këtë?

Në festival duhet të kishte muzikantë, në juri duhet të këtë 2-3 kompozitorë, muzikologë, dirigjentë, orkestrues, poetë. Në Juri duhet të ishin 10 veta, aty janë 3. Soni Malaj ishte pjesë e jurisë, Soni Malaj të përcaktoj këngën time, Soni Malaj nuk ka shkollën e duhur, nuk ka nivelin e duhur dhe nuk ka eksperienca kurrë në botë që të më përcaktoj mua. Nuk e ka aftësi. Unë se kam me Sonin, por ajo është komplet gabim edhe nuk duhet ta kishte pranuar këtë ftesë nga Vera. Ai tjetri nuk e ka fare idenë dhe s’ka eksperiencat e duhura. Kurse për Zhanin e kam thënë dhe do ta them prapë, sa herë është përgjigjur për festivalet edhe kur ka qenë drejtor artistik gjithmonë s’kanë qenë i dukuri, për mua të paktën. Vera i ka rënë shkurt, është një buxhet i madh që vjen atje edhe Vera i ka rënë shkurt, pse të marrim dhjete veta ne, marrim tre. Për të mbuluar gjithë këto vogëlsira, marrim një juri nga jashtë ne tani sa për shoq, me Italianë..pse mos marrim Bashkim Zahin ne, ka plot shqiptarë të mirë.  Ku shkojnë këto lekë? Orkestracionet nuk paguhen prej vitesh. Pse e përgjysmon orkestrën? Nuk ka transparence për paratë.

Keni marrë ndonjë përgjigje nga Vera, Drejtori i Përgjithshëm RTSH-së, apo edhe kryeministri, të cilit i shkruat disa letra?

Jo nga askush, të dalë kush të dojë përballë meje të diskutojmë edhe nëse unë jam gabim. Absolutisht asnjë s’na ka kthyer përgjigje. Vera s’të hap telefononin, s’të pret drejtori jo, ku të shkoj, sot pa një përgjigje mbetem shumë e fyer.

Kanë ngelur këngëtarë të mirë jashtë, si Erik Lloshi, Marko Strazimir etjer.

Po do fusin Stresin, Eli Farën, Artiola Toskën do fusin këngë popullore.

Ju keni thënë që kënga “Mos”, do futet në Festival se do populli, çfarë domethënë si do futet?

Jam e bindur unë kam bërë shumë intervista, më kanë ardhur shumë mesazhe e telefonata dhe nuk e them në mënyrë figurative që do futet, njerëzit do lobojnë do thonë të vërtetën. Festivali ka dështuar nëse Vera do vijojë të mos reagoj. Sa do që të shkëlqejë, të gjithë do ngrihen në këmbë edhe do kërkojnë këngën “ Mos”. Është një këngë me mijëra shikimi në Youtube.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore

21:07 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026

“Siguria rrugore mbetet prioritet”/ Rama: Së shpejti vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare

17:01 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.