Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dibër/ Përplas për vdekje këmbësorin në Maqellarë, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes. Policia jep detaje

22:28 / March 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksident rruga kombit 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aksident me pasojë vdekjen e një 69-vjeçari ka ndodhur në rrugën e Arbërit pak minuta më parë.

Burime pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë sqaruan se aksidenit ka ndodhur në segmentin e ri të rrugës Ura e Çerenecit-Maqëllarë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Rushit Rusi.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë pikasur aksidentin. Viktima dyshohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë, kur është goditur nga automjeti ende i paidentifikuar.

Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, i pari me pasojë vdekjen në këtë aks rrugor që nga ndërtimi i tij.  

Njoftimi i Policisë Dibër:

Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e 69-vjeçarit, shoqërohet në Komisariat drejtuesi i mjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 20.00, në vendin e quajtur Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbërit që është akoma kantier ndërtimi) shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka goditur shtetasin R. R., 69 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë pas ndjekjes dhe kontrollit të zonës, kanë gjetur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, drejtuesin e automjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Aksident kembesorin vdekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Sulm me thikë në Times Square/ Gruaja vret një person, plagos një tjetër dhe qëllohet për vdekje nga policia

08:51 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.