Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dibër/ Rasti i parë me Covid 19 në Bulqizë dhe i dyti në Mat, u infektuan në QSUT

17:41 / May 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bz 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona, banorë të Matit dhe Bulqizës, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Mësohet se ato janë infektuar në spitalet e kryeqytetit, teksa trajtoheshin për sëmundjet që mbartnin.

Bulqiza deri sot ishte një nga zonat e gjelbra në vend, nuk kishte asnjë person të prekur nga Covid 19. Sot paradite autoritetet shëndetësore deklaruan se një minator, 56 vjeçar, kishte rezultuar pozitiv. Minatori me probleme të tjera shëndetësore kishte dalë një ditë më parë nga spitali, por para daljes atij i është marrë tamponi. Pas analizave ai ka rezultuar i infektuar dhe kjo ka bërë që 56 vjeçari të izolohet bashkë me pjestarët e tjerë të familjes. Dy djemtë e minatorit janë punëtorë në minierën e kromit dhe firma konçesionare mund të kërkojë kryerjen e analizave për të gjithë punonjësit e saj, për të parandaluar prekjen e qindra minatorëve.

Po ashtu një grua 72 vjeçare, banore e Matit, e shtruar në QSUT disa ditë më parë ka rezultuar se është e infektuar nga koronavirusi. Mësohet se në dhomën ku ajo kurohej kanë rezultuar të infektuar edhe persona të tjerë. Autoritetet e Shëndetit Publik Mat kanë vendosur të jenë pranë familjes të të moshuarës për t’u kërkuar atyre karantinimin dy javor dhe për t’u marrë analizat. /tirananews.al/

bulqize COVID-19 QSUT rasti pare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.