Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dibër/ Situata e fundit, Ostreni e Xibri të izoluar

10:47 / February 5, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës kanë krijuar jo pak probleme për banorët e Qarkut Dibër, sidomos në bashkitë Klos, Bulqizë e Peshkopi.

Shtabi i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Dibër ka grumbulluar gjithë informacionin e gjendjes së fundit në këtë zonë.

Mësohet se rruga që lidh Urën e Çerenecit me Klenjën ka qenë e bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës. 6 fadroma të marra me qera kanë nisur punën për zhbllokimin e rrugës. Po tentohet që ajo të bëhet e kalueshme, të paktën me zinxhirë.

Edhe segmenti Qafa e Buallit-Martanesh paraqet probleme. Bëhet me dije se reshjet e dëborës të shoqëruara me erë të fortë kanë grumbulluar sasi të mëdha dëbore në disa vende, duke e bërë rrugën të pakalueshme.

Edhe në njësinë administrative Xibër, të bashkisë Klos raportohen dy fshatra të bllokuar për shkak të trashësisë së dëborës.

Zyrtarët e Prefekturës Dibër shtojnë se në njësitë Ostren, Trebisht e Derjan ka patur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të situatës së motit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.