Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dielli “armik” për përsonat që kanë akne

16:15 / July 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dielli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrezet e diellit dhe vitamina D janë mjaft të rëndësishme, por njëkohësisht mund të jenë edhe shumë të dëmshme, sepse aktiviteti i gjëndrave yndyrore të nxitura dhe temperatura e lartë që prodhojnë më shumë sebum, përkeqësojnë aknet.

Por, me masat e duhura mbrojtëse, do të jeni në gjendje të minimizoni efektet negative të rrezeve të diellit.

1.Kontrolli i yndyrës së fytyrës

Temperaturat e larta dhe lagështia, rritin prodhimin e yndyrës, e cila mund të mbahet nën kontroll me anë të larjes së fytyrës dy herë në ditë. Nëse lëkura juaj është shumë e yndyrosur, atëherë mund të bëhet edhe një pastrim në mesditë.

Por nuk duhet bërë zakon një pastrim i shpeshtë, sepse mund të dëmtojë barrierat mbrojtëse të lëkurës duke shkaktuar një tharje të tejskajshme dhe irritim të saj, gjë që mund të përkeqësojë shpërthimin e puçrrave.

2.Përdorni një losion zbutës

Një zgjidhje do te ishte zëvendësimi i kremit zbutës me losion zbutës. Duke bërë zgjedhjen e duhur të zbutësit, arrihet të mbahet nën kontroll trajtimi i puçrrave tek lëkurat e thata dhe delikate.

3.Krem mbrojtës kundër diellit

Në shumë raste nxirja nuk është e shëndetshme për lëkurën e fytyrës me puçrra. Nxirja e tepruar shkakton një plakje të parakohshme të lëkurës dhe mund të ketë predispozita edhe për kancer të lëkurës. Rekomandohet të përdoret krem me SPF të paktën, 15 por më e mira është të jetë tek SPF 50.

Mund të përdoret edhe krem dielli i ngjyrosur (që zgjidhet në bazë të ngjyrës së lëkurës), i cili jep një mbulim të mirë të puçrrave pa pasur nevojë për preparate të tjera. Kjo është një zgjidhje e mirë sidomos për meshkujt të cilët duan të qetësojnë skuqjen e bezdisshme që krijojnë puçrra.

Gjithnjë duhet të mbuloheni me ndonjë gjë të hollë dhe të mos kaloni shumë orë në diell.

4. Larje pas djersitjes

Djersa mund te irritojë puçrrat. Rekomandohet larje pas punës apo pasi të jeni djersitur. Mund të përdorni një pastrues me përmbajtje acid salicilik, nëse keni pika të zeza ose me benzyl peroksid kur keni puçrra të inflamuara. Sa më shpejt të largoni djersë, aq më shumë ndihmoni në zvogëlimin e shpërthimeve të puçrrave.

Gjate verës, mund të jeni të prirur për t’u prekur nga aknet mekanike. Këto akne, zhvillohen kur lëkura i nënshtrohet një nxehtësie të tepërt, kjo gjithashtu e kombinuar edhe me fërkimin e rrobave ose të pajisjeve të tjera (psh sportive) që njeriu mban veshur.

armik per personat qe kane akne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.